Zgjedhjet e brendshme të VV-së: Më së shumti votuan në Mitrovicë
Sot po mbahen zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, nëpër Kosovë. Zgjedhje këto, për të cilat po votojnë anëtarët e kësaj partie, në pika të ndryshme.
Alim Rama, kryesues i këshillit zgjedhor të brendshëm të LVV-së, ka thënë për KosovaPress-in se pjesëmarrja në votime, ka kaluar pritshmërine e kësaj partie.
“Ne si LVV dhe si komision zgjedhor i brendshëm kemi hapur mbi 200 vendvotime në të gjitha qendrat dhe pikat. Po ashtu, edhe në të gjitha qendrat mërgatë ku votohet online. Deri tash pjesëmarrja është më shumë siç e kemi pritur. Procesi është duke shkuar në rregull, dhe pa asnjë problem deri tash”, tha Rama.
Ai shtoi se në Mitrovicë, raporti i mëhershëm i cili ka dalë, ka qenë më shumë se sa kanë pritur.
“Ne si LVV dhe si komision zgjedhor i brendshëm kemi hapur mbi 200 vendvotime në të gjitha qendrat dhe pikat. Po ashtu, edhe në të gjitha qendrat mërgatë ku votohet online. Deri tash pjesëmarrja është më shumë siç e kemi pritur. Procesi është duke shkuar në rregull, dhe pa asnjë problem deri tash”, tha ai.