Zgjedhjet e brendshme problem për VV-në, regjistrohet një tjetër dorëheqje - NACIONALE

Zgjedhjet e brendshme problem për VV-në, regjistrohet një tjetër dorëheqje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një tjetër dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kësaj radhe nga dega në Lipjan. Fadil Spahiu, aktivist i kahmotshëm i kësaj partie në këtë komunë, ka dhënë dorëheqje.

Shkak për këtë duket të jenë zgjedhjet e brendshme në Lipjan.

"Pas një rrugëtimi të gjatë si aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, jap dorëheqje në shenjë zhgënjimi dhe mospajtimi me zhvillimet e kohëve të fundit në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan. Kohëve të fundit jemi përballur me situata aspak demokratike dhe denigruese të udhëheqjes së qendrës sonë, veçanërisht të procesit të zgjedhjeve të brendshme, ku drejtuesi i Grupit Punues duke e keqpërdorur pozitën emëruese nga niveli i tretë organizativ, e favorizon një grup të ngushtë të individëve dhe duke i linçuar dhe distancuar aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e tjerë", shkroi ndër të tjerash.

Nacionale ka raportuar edhe për eliminimin nga gara të Beni Kizollit nga Prizreni dhe Ramadan Beshirit nga Mitrovica.

I pari ka konfirmuar se është pyetur nga organet zgjedhore në lidhje me qëndrimin që e kishte për Projekt-Kodin Civil.

Ndërsa burimet e Nacionales kanë thënë që edhe Arbër Vokrri e Visar Korenica janë përjashtuar nga gara.

Lajme të ngjashme