Zgjedhjet e 7 qershorit, Ymeri: Pritet rënie e VV-së dhe ngritje e PDK-së dhe LDK-së
Analisti Visar Ymeri ka paralajmëruar se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit do të jetë ndryshe nga ai i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Ai ka bërë me dije se pritet rënies e VV-së dhe ngritje e LDK-së dhe PDK-së.
Në një prononcim për “Front Onlne”, ai ka deklaruar se çdo rritje e mbështetjes për LDK-në dhe Osmanin do të reflektohet drejtpërdrejt me rënie të votave për LVV-në.
“Çfarëdo rritje e LDK-së dhe Vjosa Osmanit është rënie për LVV. Nuk mund ta them me përqindje e aq më pak më numër votash mirëpo gjykuar nga ky pozicion i tashëm unë e shoh që LVV do ta ketë një rezultat pak më të dobët se shkurti i vitit 2025”, ka deklaruar Ymeri.
Ai ka paralajmëruar edhe rritje të PDK-së.
“PDK mund ta ketë një ngritje relative në raport me dhjetorin, duke e pasur parasysh se PDK ka qenë partia e vetme e madhe më një votë stabile të cilën nuk mund t’ia merr askush”, është shprehur Ymeri.