Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Nikaj: Tash i hapet rruga rikthimit të stabilitetit, qetësisë dhe drejtimit të duhur - NACIONALE

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Nikaj: Tash i hapet rruga rikthimit të stabilitetit, qetësisë dhe drejtimit të duhur

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i PDK-së, Bernard Nikaj, e ka cilësuar shpalljen e zgjedhjeve të 28 dhjetorit si “një moment kritik për Kosovën”, duke theksuar se ky proces zgjedhor “i hap rrugë rikthimit të stabilitetit, qetësisë dhe drejtimit të duhur për vendin”.

Nikaj nënvizon se PDK, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, po hyn në garë “me vetëbesim dhe me bindjen se Kosova ka potencial të ecë shumë më përpara”. Sipas tij, partia i qaset fushatës “me vizion të qartë, me punë të ndershme dhe me energji të re që vjen nga terreni”.

Ai shton se vendi ka nevojë për “një qasje më optimiste dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët”, duke e parë 28 dhjetorin si “mundësi për të ndërtuar një të ardhme me më shumë mundësi, dinjitet dhe shpresë”.

Lajme të ngjashme