Zgjedhjet afër, Limaj prezanton aderimin e ri në partinë e tij
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka njoftuar se doktor Murtez Zekolli i është bashkuar kësaj partie.
Limaj gjatë një conference për media, e ka prezantuar Zekollin si personalitet me bagazh kombëtar e intelektual.
“Nisma po fuqizohet me personalitete të fuqishme. Sot para jush paraqesim dekorin e shkencave juridike, Murtez Zekollit.” – tha ai.
Vlen të theksohet se tashmë veç pritet të fillojnë diskutimet për një datë të mundshme të mbajtjes së zgjedhjeve.