Zgjatja e afatit të targave, Rashiq: Dëshmi e pragmatizmit të punës sonë
Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e afatit të regjistrimit të veturave ilegale deri më 1 dhjetor, ka reaguar edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.
Duke shkruar në rrjetin social Facebook, Rashiq ka thënë se ky vendim ka ardhur pas kërkesave të shumta të qytetarëve të veriut të vendit.
Ai tutje ka shtuar se vendimi “është dëshmi e pragmatizimit të punës, në përputhje me nevojat e bashkëqytetarëve”.
Kujtojmë se në mbledhjen e Qeverisë u mor vendim që afati të shtyhet deri më 1 dhjetor 2023.