Zgjatet afati për regjistrimin e diasporës, Gërvalla: Tre mijë regjistrime në ditë - NACIONALE

Zgjatet afati për regjistrimin e diasporës, Gërvalla: Tre mijë regjistrime në ditë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka miratuar zgjatjen e afatit për regjistrimin e diasporës deri më 31 dhjetor.

Në fjalën e saj, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tregoi disa arsye që, sipas saj, obligojnë zgjatjen e afatit.

Gërvalla tha se gjatë ditëve të fundit ka pasur tre mijë regjistrime në ditë.

“Kërkoj shtyrjen e afatitit deri më 31 dhjetor 2024 për disa arsye. Regjistrimi i mërgatës është ndërmarrja më e rëndësishme në raport me mërgatën në katër dekadat e fundit. Të dhënat që do të dalin nga regjistrimi i mërgatës do të na shërbejnë edhe institucioneve të vendit por edhe vetë mëgratës për organizim më të mirë të nevojave dhe potencialit. Gjatë ditëve të fundit kemi pasur një dinamikë me afërisht 3 mijë regjistrime në ditë dhe këtë dinamikë do të përpiqemi të mos e ndalim përmes mospërfundimit të afatit tani”, tha Gërvalla.

Lajme të ngjashme