Bislimi raporton sot për dialogun dhe planin franko-gjerman - NACIONALE

Bislimi raporton sot për dialogun dhe planin franko-gjerman

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi gjatë ditës së sotme në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë pritet të raportojë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi raporton lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë", thuhet në njoftim.

Ndërkohë në ndërtesën e Kuvendit sot pritet që edhe disa Komisione të tjera të mbajnë mbledhje. Mbledhje poashtu do të mbajë edhe kryesia e Kuvendit:

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, C301) 09:30

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjim për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, N225) 10:00

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. (Ndërtesa e Kuvendit, N10) 10:00

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) 10:00

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban tryezën e diskutimit “Puna, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) 11:00

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim diskuton rreth propozimeve për ekspert për Nismën ligjore për Pijet energjike. (Ndërtesa e Kuvendit, N303) 13:00

Lajme të ngjashme