Zero postime: Pas takimit me Haki Abazin, Sadri Ramabaja ka mbetur i heshtur - NACIONALE

Zero postime: Pas takimit me Haki Abazin, Sadri Ramabaja ka mbetur i heshtur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, analist gjatë natës (por aktivist i VV-së gjatë ditës), ka takuar dje Haki Abazi, deputetin rebel të Lëvizjes Vetëvendosje. Madje takimin me të, z. Rambaja e bëri publik në profilin e tij në Facebook, duke e cilësuar Abazin si mik të tij.

Ata njoftuan se kanë folur rreth planit franko-gjerman.

“Me mikun tim Haki Abazi në restorantin e ish studentit e tani kolegut tim, Adlum Ramadani; kryetemë gjithësesi plani euro-amerikan si kornizë e re e negociatave me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve si palë të barabarta...” – shkroi Ramabaja.

Aktivisti Ramabaja pas takimti me Abazin ka mbetur paksa i heshtur, duke mos postuar më asnjë shkronjë rreth aktualitetit politik. Pra ai nuk e ka komentuar as takimin e kryeministrit Albin Kurti me Miroslav Lajçakun, të dërguarin e BE-së për dialogun me Serbinë.

Nuk dihet se çfarë i ka thënë në tavolinë z. Abazi, por së paku për gati 24 orë, z. Ramabaja ka mbetur i shtangur.

Lajme të ngjashme