Zeqiri: Njësia Speciale Operative e Policisë nuk do të proteston sot
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka mohuar se Njësia Speciale Operative e Policisë së Kosovës do të proteston sot.
Ai ka bërë me dije se pjesëtarët e kësaj njësi nuk do të protestojnë as brenda zyrave e as jashtë.
“Jo nuk ka protestë nga ta. Ata nuk do të protestojnë as brenda e as jashtë”, ka thënë Zeqiri për gazetën Reporteri.net.
Në këtë mënyrë, ai ka dëmtuar lajmin e publikuar në disa media se Njësia Speciale Operative e Policisë së Kosovës do të proteston sot në shenjë pakënaqësia me shtesat për rrezikshmërinë.
Dje, Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, ka protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.