Zeqiri: Kryetari i ri nuk erdhi për pranim–dorëzimin e detyrës
Kryetari i ri në Komunën e Zubin Potokut, Millosh Peroviq nuk shkoi në zyrë të kryetarit të deritanishëm, Izmir Zeqiri për procesin e pranim-dorëzimit,ani pse ky i fundit para se të niste seanca solemne tha se është i gatshëm ta pranojë dhe t’ia dorëzojë detyrën sic e parasheh protokolli.
“Unë e prita në zyre deri tani isha në zyrën e Kryetarit, unë besoja që do të vijë pas dhënies së betimi natyrisht e ka mandatin e plotfuqishëm të kryetarit mirëpo nuk erdhi. Atëherë ta shohim me siguri ditëve në vijim do të thërret sepse e kemi nevojë për pranim dorëzime të proces verbale dhe natyrisht ne jemi të gatshëm me gjithë ekipin tim të zhvillojmë ashtu siç kërkon protokolli. Unë e prita gjatë gjithë kohës isha në zyre këta kanë dhënë betimin atje kur dëgjova se ata dolën dhe nuk erdhën unë i pritsha vërtete dhe për t’ia uruar detyrën e re dhe për të biseduar ditëve në vijim për pranim dorëzimi. Nuk ka nevojë te dërgoj ftesë, datat për mbajtje të seancave është në domenin e tij tani për të aranzhuar takimet e këto unë jam i gatshëm jam në pritje r sipër që së paku dhe të përshëndetemi t’iu uroj detyrën e re të zhvillojë pranim-dorëzimin në bazë të protokollit mirëpo deri tani nuk ishte unë e prita”, tha ai
Lidhur me çështjen e vendosjes së flamurit të Serbisë, Zeqiri tha se për respektimin e ligjit vendosin monitoruesit e Ministrisë së Pushtetit Lokal.
“Fjalën rreth ligjërisë do ta japin monitorues të ministrisë të pushtetit lokal nuk kam qenë prezent, ata monitorues janë që përcjellin seancën dhe sa i përket ligjërisë ata janë aty për te dhënë vërejtjen”, tha ai.