Zeqiri flet për kërcënimet me jetë: Po vinë diku nga brenda Serbisë - NACIONALE

Zeqiri flet për kërcënimet me jetë: Po vinë diku nga brenda Serbisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka folur publikisht për kërcënimet ndaj tij.

Në një intervistë për Tëvë 1, Zeqiri ka treguar se kërcënimet po vinë nga brenda Serbisë.

“Jam kërcënuar për herë të katër të them ashtu nga i njëjti person dhe e njëjta adresë. Rastin e kam paraqitur në polici edhe tash edhe herave tjera. Organet e hetuesisë janë merr dhe po merren me këtë rast. Është një person që në profilin e tij shkruan që është një gjoja një oficer i MUP-it në Serbi dhe është i angazhuar diku në veriun e Mitrovicës… Në bazë të informacione që unë kam është konstatuar se thirrjet po vinë diku nga brenda Republikës së Serbisë”, ka thënë Zeqiri në tëvë 1.

Lajme të ngjashme