Zeqiri: Elektroserver s’ka shpërndarë ende faturat e rrymës në Zubin Potok - NACIONALE

Zeqiri: Elektroserver s’ka shpërndarë ende faturat e rrymës në Zubin Potok

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Zubin Potokut ka bërë të ditur se ende nuk janë shpërndarë faturat nga Elektrosever.

“Akoma nuk kanë shpërndarë ndonjë faturë. Pas pajisjeve me orë digjitale do të pasojnë faturat. Janë duke e pajisur Komunën gjithandej”, theksoi Zeqiri.

Kreu i komunës njoftoi se faturat do të llogariten në bazë të harxhimeve.

“Elektroserver e dinë se kur lëshohen faturat, ne s’kemi informatë. Në bazë të harxhimit të muajit kur kanë filluar orët do ta caktojnë edhe paushallin për muajin paraprak në bazë të harxhimeve sipas matjeve të orëve”, potencoi Zeqiri për Front Online.

Lajme të ngjashme