Zeqiri: Afër 100 zyrtarë policor kanë dhënë dorëheqja vullentare gjatë vitit 2023 - NACIONALE

Zeqiri: Afër 100 zyrtarë policor kanë dhënë dorëheqja vullentare gjatë vitit 2023

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë se rreth 100 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës gjatë vitit të kaluar.

Madje, Zeqiri bëri të ditur se shumica e policëve të larguar janë me një përvojë mbi 10 vjeçare.

“Deri në fund të nëntorit të viti të kaluar dorëheqja vullnetare kanë dhënë nga Policia 87 zyrtarë policor. Pa përfshirë muajin dhjetor, e që mendoj që ka rrit shifra afër 100 dorëheqje e që nuk janë pak. Po e them me pak përjashtime mund të jetë ndonjë zyrtar që ka filluar para tre ose katër vitesh, përndryshe, të gjithë ata janë më një përvojë 10 ose 15 vjeçare në Policisë e Kosovës”, tha ai

“Është për dhimbje, për keqardhje se ne po dëmtohemi si institucion, po dëmtohet vetë shteti e në këtë rast vetë populli, kur e din që një pjesë e profesionistëve po ikin për shkak të mbijetesës, nuk po kërkojnë luks”, ka thënë kreu i Sindikatës së Policisë për RTV Dukagjinin.

Lajme të ngjashme