Zemajt nuk i pritet: LDK-ja e gatshme për zgjedhje, të mbahen sa më shpejt
Opozita kosovare ka ashpërsuar kërkesat politike. Tani edhe lidhja Demokratike e Kosovës e Lumir Abdixhikut kërkon zgjedhje të reja.
Në ldihje me këtë ka folur deputeti nga kjo parti, Armend Zemaj.
Zemaj ka thënë për Front Online se sa më shpejt që mbahen zgjedhjet, aq më mirë do të jetë për vendin.
“Sa ma shpejtë aq më mirë. LDK-ja është e gatshme gjithmonë jemi parti të cilën kemi punuar shumë në organizimin e brendshëm zgjedhjet e brendshme janë në përfundimin e saj, degë nëndegë një aktivim i madh politik rruga e vërtetë është përpara dhe jo kthimi mbrapa siç po e shohim me Qeverinë aktuale”, thotë Zemaj.
