Zemaj thirrje punëtoreve të RTK-së: Demokracia në vend nuk duhet të mbytet - NACIONALE

Zemaj thirrje punëtoreve të RTK-së: Demokracia në vend nuk duhet të mbytet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka drejtuar kritika ndaj Radio Televizionit të Kosovës, i cili seancën e sotme nuk e ka transmetuar në kanalin kryesor.

Në një konferencë për media, të cilën opozita e ka mbajtur në hyrje të RTK-së, ai ka thënë se mostranspemtimi i seancës është mbytje e zërit të deputetit.

“Seanca sot nuk u transmetuar në kanalin zyrtar të Radio Televizionit të Kosovës që nënkupton mbytje e zërit të deputetit, fshehje nga vërtetës që po ndodhin në skandalet të shpërfaqura çdo ditë për afera korruptive. Kjo do të thotë se mbytet edhe zëri i qytetarit përmes përfaqësimit që e kanë dërguar në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar nga punëtoret e RTK-së që të mos i nënshtrohen presionit të pushtetit.

“Ky reagim i joni është thirrje për qytetarët e Kosovës, është thirrje për punëtorët që janë pas nesh dhe është thirrje edhe për ata pak moral ju ka mbetur në sedrën e tyre, që të kjo nuk duhet të lejohet, kjo duhet të parandalohet dhe demokracia në vend nuk duhet të mbytet”, ka thënë Zemaj.

Lajme të ngjashme