Zemaj: Të papërgjegjshëm në Qeverinë e papërgjegjshme - NACIONALE

Zemaj: Të papërgjegjshëm në Qeverinë e papërgjegjshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas rastit të fundit, ku një 35-vjeçare mbeti e vdekur gjatë mjekimit të një dhembi.

Zemaj ka kujtuar edhe vdekjen e një gruaje në derën e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK dhe fëmijën që është vendosur brenda lavatriçes në Spitalin e Pejës.

Krejt këto, ai i ka quajtur kronika të trishtueshme, ku gjithashtu ka thënë se të pa përgjegjshmit janë në Qeverinë e papërgjegjshme.

Postimi i plotë:

Të papërgjegjshëm në Qeverinë e papërgjegjshme.

Një nënë vritet në derë të Klinikës së Gjinekologjisë, asnjë përgjegjësi.

Një fëmijë futet në lavatriçe në Spitalin e Pejës, asnjë përgjegjësi.

Një grua vdes në një klinikë private, asnjë përgjegjësi.

Kronika të trishtueshme!

Lajme të ngjashme