Zemaj publikon letrën emocionale të ish-ushtarit të UÇK-së: “U detyrova ta dërgoj djalin për trajtim në Serbi”
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka publikuar një letër, që sipas tij i është dërguar nga një qytetar i cili bashkë me familjaren vuajnë nga një sëmundje gjenetike.
Në këtë letër, qytetari thotë se ai, bashkëshortja dhe të tre fëmijët janë të sëmurë. Sipas tij, pasi kishte dërguar djalin për shërim në Slloveni, ata i kishin thënë të mjekohet në Kosovë.
“Prej vitit 2020 e kam ngritur problemin tim per me ua siguru femiut tim trajtimin me terapi jeteshpetuse me Lomitapide. Ne Slloveni e ku e kom pas femiun ma siguruan disa vite mjekimin e me than shko ne vend tandin se eshte semundje rralle, qoje diagnozen e ta blejne se nuk je shtetas i Sllovenise.” – shkruan në këtë letër.
Por sipas tij, Ministria e Shëndetësisë nuk i ka kthyer përgjigje.
“Se pari sa here kom shkru ne Ministrine e Shendetesisee kurre pergjigje nuk me kane kthy edhe pse 100 here ju kom shkru e kallezu qe po ma rrezikojne jeten e djalit.” – thuhet tutje.
Kështu, më pas, siç shkruhet në këtë letër, ai si ish-ushtar i UÇK-së, është detyruar të shkojë për mjekim në Serbi.
“Shyqyr mjeker jane kujdes e jane mundu por pa ilaqe çka me bo ata. Une ushtar i UÇK mu detyru me shku ne Serbi per me lyp trajtim per jeten e femiut tem e me bo plazmaferez per djalin se ketu sen kurre nuk po muj me bo. Deri 2023 ne mars me mashtrun si hyn ne liste e ja blejme . Ne mars 2023 me thane ka hy ne liste, tash u bo plote nje vit djali jem pa terapi.” – thuhet tutje.
Në fund, ai ka kërkuar që të veprohet, sepse sipas tij, jetesa i është bërë shumë e vështirë.
Postimi i plotë: