Zemaj: Njerëzit e Albin Kurtit i kanë ka 60 mijë euro te shpija - NACIONALE

Zemaj: Njerëzit e Albin Kurtit i kanë ka 60 mijë euro te shpija

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, tha se me këtë qeveri kemi hy në krizë të thellë ekonomike, të inflacionit e të korrupsionit.

"Njerëzit e varfër’ të Vetëvendosjes dalin thonë i kemi ka 50-60 mijë euro dhe kjo është krejt në rregull për Albin Kurtin”, tha Zemaj.

Zemaj ka sqaruar para opinionistëve në Debat Plus në RTV Dukagjin, “Rrugën e re” të LDK-së.

Zemaj tha se LDK është duke e hapur jo vetëm ndaj elektoratit të saj, por edhe me opinionistët, gazetarët e akademikët dhe të gjithë ata që kanë influencë edhe nëse janë mbështetës të Kurtit.

“Rruga e re duhet të jetë pa Albin Kurtin. Kështu me këtë qeveri mbetet të izoluar, përjashtohemi nga Europe Defender 2023, dhe krenohemi me cikërrima e populizma”, tha Zemaj.

Sipas tij, “Rruga e re” për Kosovën është rrugë që nuk ec hapave të Kurtit.

Lajme të ngjashme