Zemaj: Kurti u vetemërua ministër i shëndetësisë, çuditë s’kanë kufi
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka shkruar në facebook se Kurti sot e emroi vetën ministër të shëndetësisë, kur dha lajmin se u bë kryesues i komisionit për shëndetësi.
Sipas Zemajt, më i paaftë se Latifaj për këtë punë, mund të jetë veç Kurti.
Postimi i plotë:
Çuditë e paaftësisë s’kanë kufi!
Kryeministri nuk e shkarkon Ministrin e Shëndetësisë për dështim. Për më keq, ky kryeministër vet ngarkohet si ministër i kësaj ministrie. Jam i bindur që më i paaftë se ministri aktual i shëndetësisë është vetëm ministri i vet ngarkuar sot, si ministër i dytë.
Spektakël populist!