Zemaj pë vërshimet: Komunat kanë nevojë për përkrahje nga niveli qendror - NACIONALE

Zemaj pë vërshimet: Komunat kanë nevojë për përkrahje nga niveli qendror

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar në lidhje me vërshimet që kanë ndodhur sot në Kosovë si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se komunat kanë nevojë për përkrahje nga niveli qendror.

Sipas tij, Qeveria duhet të jetë e gatshme që të ndihmoj maksimalisht në përballimin e kësaj situate.

Vërshimet edhe në zonen e Dukagjinit janë rritur shumë si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Duhet mobilizim i të gjitha kapaciteteve institucionale që me ekipet e terrenit të ju dalin në ndihmë banorëve, sot dhe në ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e tij.

Lajme të ngjashme