Zemaj flet pak para Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së: Nuk do të ketë tensione
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se delegatët do të vendosin për të ardhmen e lidershipit të kësaj partie.
Zemaj pak para nisjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm, ka thënë se nuk do të ketë tensione, derisa u shpreh se ka pasur “presione mediatike në kuptimin pozitiv”.
“Asnjë nuk do të ketë tensione, keni parë e dini, edhe delegatët janë përballë me me disa presione t’i quaj kështu më shumë mediatike, në kuptimin pozitiv. Por kjo është demokracia, këtë e promovon vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës”, u shpreh ai.
“Këto ngjarje nuk mund t’i shihni në parti të tjera, që besoj as në partitë e në vendet e rajonit, andaj kjo është vetëm për fuqizimin e LDK-së dhe asgjë tjetër”, tha ai.