Zemaj: Dështimi i Qeverisë nuk duhet të tejkalohet pa ndëshkim politik e moral
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj duke folur në lidhje me ushqimin e ushtarëve të FSK-së, ka thënë se ky “dështim i Qeverisë” nuk duhet ta kalohet pa ndëshkim politik e moral.
Në një konferencë për media gjatë së shtunës, ai ka thënë se kanë thirrur seancë që ta kërkohet përgjegjësi ndaj Qeverisë.
“Kemi mbledhur nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme si grupe politike opozitare për të adresuar këtë çështje dhe kërkuar përgjegjësi. Ky dështim dhe kjo logjikë e qasje e qeverisë është për interesa dhe afera korruptive që i kemi dëgju nuk duhet të tejkalohet pa ndëshkim politik dhe moral.” – u shpreh ai.
Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme për FSK-në pritet të mbahet të hënën.