Zemaj: Bordi i RTK-së është i VV-së, të shkarkohet urgjentisht - NACIONALE

Zemaj: Bordi i RTK-së është i VV-së, të shkarkohet urgjentisht

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar pasi Bordi i RTK-së sot ndryshoi statutin, duke ia përshtatur numrit të anëtarëve që sot ishin prezent e me po atë numër të anëtarëve e zgjodhën ud Drejtorin..

Sipas tij, ky Bord është i Vetëvendosjes dhe duhet të shkarkohet urgjentisht.

E plotë:

RTK-ja është në krizen më të madhe që nga themelimi.

Sot, në më pak orë “supermenët” anëtarë të Bordit të RTK-së paskan ndërmarrë një nga vendimet më të çuditshme, ndryshimin e aktit më të lartë nënligjor, statutin dhe atë me vetëm 6 vota, aq sa kanë qenë prezent në mbledhje.

Me kaq vota, e paskan zgjedh edhe Ud.Drejtorin e përgjithshëm. Pra, ky bord sigurisht nën urdhëra të pushtetit paska marrë sonte dy vendime, të cilat përbejnë shkelje të ligjit dhe statutin e RTK-së. Ligji thotë; se për ta bërë këtë ndryshim “duhen 2/3 e votave të të gjithë 11 anetarëve të bordit” e jo 6 sa janë këta aktualisht.

Për këtë bord, tashmë i shndërruar komplet në vegël të Vetëvendosjes, andaj thirrja para përgjegjësisë nga Komisioni për media i Kuvendit të Kosovës për këtë shkelje, dhe shkeljeve të njëpasnjëshme dhe humbjes së kredibilitetit të transmetuesit publik tashmë është e vonuar.

Ky Bord (Bordi i VV-së) duhet të shkarkohet urgjentisht.

Lajme të ngjashme