Zelensky thotë se Ukraina do të përgatisë një kundërsulm të ri - NACIONALE

Zelensky thotë se Ukraina do të përgatisë një kundërsulm të ri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ukraina do të përgatisë një kundërsulm të ri pas një fushate që nuk i solli rezultatet e dëshiruara, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pak para dyvjetorit të fillimit të luftës me Rusinë.

“Natyrisht, ne do të përgatisim kundërsulm të ri, operacion të ri” – tha Zelensky në një intervistë me televizionin amerikan, “Fox News”, që u publikua të enjten, përcjell televizioni CNN.

Gjendja në fushën e betejës “nuk është ngërç” dhe “vërtet, është shumë e ndërlikuar në lindje”, shtoi ai, duke pretenduar se suksesi “i vetëm” i Rusisë gjatë nëntë muajve ka qenë marrja e kontrollit të qytezës Avdivka.

Sipas tij, Ukraina ka nevojë për armë me rreze të gjatë dhe theksoi se artileria ukrainase ka rreze veprimi prej rreth 20 kilometrash, ndërsa ajo e Rusisë dyfish më shumë. “Është njëfarë lufte e padrejtë” – tha presidenti ukrainas.

Lajme të ngjashme