Zelensky thotë se takimi me Trump dhe Macron ishte "i mirë dhe produktiv" - NACIONALE

Zelensky thotë se takimi me Trump dhe Macron ishte "i mirë dhe produktiv"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se pati një “takim të mirë dhe produktiv trepalësh” me presidentin e zgjedhur të ShBA-ve Donald Trump dhe presidentin francez Emmanuel Macron në Pallatin Élysée të shtunën.

“Ne të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe në një mënyrë të drejtë,”
tha Zelensky në një postim në X, duke shtuar se tre shtetet janë pajtuar të vazhdojnë të punojnë së bashku.

“Presidenti Trump është, si gjithmonë, i vendosur.” - tha Zelensky tha për presidentin e zgjedhur.

Lajme të ngjashme