Zelensky thotë se lufta duhet të përfundojë tani - NACIONALE

Zelensky thotë se lufta duhet të përfundojë tani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka thënë udhëheqësve botërorë në samitin e Grupit G2- në Bali se lufta e Rusisë në vendin e tij duhet të përfundojë tani.

Ai gjithashtu bëri thirrje për zgjatjen e afatit të marrëveshjes për eksportimin e drithërave, që do të skadojë së shpejti, raporton televizioni BBC.

Zelensky u shfaq përmes video-lidhjes para udhëheqësve të mbledhur në ishullin indonezian. Presidenti i Rusisë, shtet që është pjesë e Grupit G20, Vladimir Putin, nuk po merr pjesë në këtë samit. Në vend të tij është ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Në fjalimin e tij, presidenti ukrainas tha: “Jam i bindur se tash është koha kur lufta shkatërruese ruse duhet dhe mund të ndalet.”

Ai vuri në pah disa strategji, përfshirë garantimin e sigurisë bërthamore dhe të ushqimit, përfundimin e veprimeve armiqësore dhe parandalimin e eskalimit.

Njëra ndër kërkesat kryesore të presidentit ukrainas qe zgjatja e afatit të marrëveshjes për eksportimin e drithërave. “E drejta për ushqim është një e drejtë themelore e secilit person në botë”- tha ai.

Afati i marrëveshjes skadon më 19 nëntor, këtë të shtunë. Zelensky tha se afati i këtij pakti duhet të zgjatet me afat të pacaktuar pavarësisht se kur përfundon lufta.

Lajme të ngjashme