Zelensky: Qindra rusë vriten përditë afër Donetskut
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të hënën se rajoni i Donetskut, në lindje të vendit, mbetet epiqendra e luftimeve në luftën kundër Rusisë dhe se qindra rusë atje po vriten përditë.
“Rajoni Donetsk mbetet epiqendra e çmendurisë më të madhe të pushtuesve. Ata po vriten me qindra çdo ditë. Terreni përballë pozicioneve ukrainase është i mbushur me trupat e pushtuesve”- tha presidenti ukrainas në adresimin e mbrëmjes.
Qytezat Bakhmut dhe Avdiivka janë pikat kryesore të luftimeve më të ashpra në rajonin Donetsk, raporton agjencia “Reuters”.
Presidenti ukrainas tha se beson që Rusia “është duke i përqendruar forcat dhe mjetet për një përsëritje të mundshme të sulmeve masive ndaj infrastrukturës dhe energjisë në rend të parë.