Zelensky për tragjedinë e Koçanit: Ukraina përkrah miqve maqedonas në këtë ditë të trishtë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas tragjedisë në Maqedoninë e Veriu, pasi zjarri që shpërtheu në një klub nate atje, mori jetën e 59 personave.
Nëpërmjet rrjetit social “X”, Zelensky u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit maqedonas.
“Ngushëllimet e mia për familjet dhe të dashurit e viktimave, presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe popullit maqedonas. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Ukraina qëndron përkrah miqve tanë maqedonas në këtë ditë të trishtë”