Zelensky njofton se ka biseduar me Ramën: Thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Zelensky në një shkrim në rrjetin social “X”, ka falenderuar qeverinë shqiptare për përkrahjen ndaj Ukrainës.
Veç kësaj, presidenti ukrainas ka theksuar se “është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve”.
“Pata një bisedë të mirë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe falenderova Qeverinë shqiptare dhe popullin e saj për përkrahjen ndaj Ukrainës dhe popullit tonë.
Diskutuan shumë tema – projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera. Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane. Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka për Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës. Një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuar janë thelbësore për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën. Faleminderit për mbështetjen tuaj” – ka shkruar ai.
I had a good conversation with the Prime Minister of Albania, @ediramaal, and thanked the Albanian government and the people for their support of Ukraine and our people.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 22, 2025
We discussed many salient topics— joint projects and broader prospects.
We also talked about European…