Zelensky nga Beogradi: Ukraina nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën
Ukraina ka përsëritur qëndrimin e saj se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke thënë se politika e saj ndaj Kosovës mbetet e pandryshuar.
“Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë. Ne respektojmë të drejtën ndërkombëtare. Ky është qëndrimi ynë. Sa i përket asaj që thatë për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, qëndrimi mbetet i pandryshuar. Gjithmonë e kemi theksuar këtë dhe politika e Ukrainës nuk ka ndryshuar”, ka thënë ai, sipas mediave në Serbi.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë këto deklarata nga Beogradi, gjatë një konference për media në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Serbi.