Zelensky në konferencë me Ramën: Faleminderit Edi për mbështetjen - NACIONALE

Zelensky në konferencë me Ramën: Faleminderit Edi për mbështetjen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymur Zelensky, në konferencën e mbajtur pas përfundimit të samitit në Tiranë, ka falenderuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama për mbështetjen që i kanë dhënë vendit të tij.

Ai ka thënë se në këtë kohë të trazuar, Ukraina ka marrë mbështetjen e Shqipërisë.

“Së pari e mbi të gjitha dua të iu falënderoj juve Edi, popullin tuaj, të gjithë qytetarët e Shqipërisë për mbështetjen e sinqertë që na keni dhënë neve, Ukrainës. Mbështetjen që e kemi marrë në këtë kohë mjaft të trazuar, edhe sot kemi parë mbështetjen e Shqipërisë. Natyrisht fakti që keni kuptuar se çdo komb ka nevojë të respektohet, ka nevojë për sigurinë e vet, këto janë elementë parime që përkufizojnë çdo gjë të mirë që mund të ofroj një komb.” – ka thënë ai.

Zelensky është shprehur se mbështesin integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Është situatë shumë e vështirë për çdo komb. Në këtë samit kemi bërë marrëveshje konkrete për ndihmën e Ukrainës. Ne na duhet më shumë besim tek çfarë mund të bëjmë ne, duhet të keni besim tek ne, tek stabiliteti që do të mund t’i ofrojmë Evropës. Ne mbështesim edhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por duhet edhe ju të na mbështesni ne, vullnetin tuaj, faleminderit.” – tha ai.

Lajme të ngjashme