Zelensky në Gjermani për Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës dhe do të takohet me kancelarin Olaf Scholz.
Zelensky tha se prioritet do të jenë masat në lidhje me sektorin e energjisë, që është dëmtuar nga sulmet ajrore rusem përfshirë mbrojtjen ajrore dhe prodhimin e përbashkët të municionit, si dhe bashkërendimin e pozicioneve para samitit të paqes që do të organizohet në Zvicër më vonë këtë javë, raporton gazeta “The Guardian”.
“Përballë terrorit ajror të Rusisë, zgjidhjet urgjente për sektorin e energjisë të Ukrainës do të jenë prioriteti ynë kryesor” – citohet të ketë thënë presidenti ukrainas.
Nga Berlini u publikuan pamje të pritjes së Zelenskyt nga homologu gjerman, Frank-Walter Steinmeier.