Zelensky: Kemi rikthyer dy mijë kilometra katrorë të Ukrainës që ishin pushtuar nga rusët - NACIONALE

Zelensky: Kemi rikthyer dy mijë kilometra katrorë të Ukrainës që ishin pushtuar nga rusët

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas pretendimeve të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Ukraina gjatë këtij muaji ka arritur të rikthej nën kontroll 2 mijë kilometra katrorë të territorit të Ukrainës, që ishin pushtuar nga rusët

Ai theksoi se në këto momente nuk janë të mundshme bisedimet rreth përfundimit të luftës.

“Duam t’i japim fund luftës, por hapësira dhe mundësitë kanë ndryshuar. Shoqërua nuk dëshiron të diskutojë me terroristët”, shtoi Zelensky.

Megjithatë pranoi se dimri i sivjetmë do të jetë më i vështiri në tërë botën, dhe njëherërit do të jetë pikë kthese për çlirimin e territorit të Ukrainës që u okupua nga rusët.

“Për një gjë të tillë ukrainasit kanë nevojë për furnizim me armët më moderne. Para nesh janë 90 ditë që do të vendosin për më shumë se 30 vite pavarësi të Ukrainës. 90 ditë që do të vendosin më shumë sesa 30 vite të ekzistencës së Bashkimit Evropian. Dimri do të përcaktojë të ardhmen tonë”, tha përfund Zelensky.

Lajme të ngjashme