Zelensky e përjashton kompromisin me Rusinë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është zotuar për çlirimin “pa ndonjë koncesion apo kompromis” të të gjitha territoreve ukrainase që janë pushtuar nga Rusia.
“Ne nuk mërzitemi se çfarë ushtrie keni, ne mërzitemi vetëm për tokën tonë. Do të luftojmë për të deri në fund”, tha ai në një fjalim të mërkurën.
Sipas tij, Ukraina do t’i marrë Donbasin dhe Krimenë, “sado e vështirë që mund të jetë rruga”, raporton televizioni BBC.
“Për ne, Ukrainë është e tërë Ukraina. Të gjitha 25 rajonet, pa ndonjë koncesion apo kompromis”, shtoi ai.
Të martën, Zelensky tha në një samit me rreth 60 shtete se Ukraina do t’i dëbojë forcat ruse nga Krimea në çfarëdo forme që është e nevojshme.