Zeka: Për ta përfunduar dialogun, Kurti duhet të marrë mësim nga Rugova dhe Thaçi
Gazetari Milaim Zeka ka dhënë disa këshilla për kryeministrin Albin Kurti në lidhje me procesin e dialogut.
Ai ka thënë se për ta përfunduar me sukses këtë proces, kryeministri Kurti duhet ta marrë mësim nga ish-presidentet Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi.
Sipas tij, Kurti nuk duhet t`i pyet strukturat e VV-së për procesin e dialogut.
“Albini është më mirë me e krye këtë proces. Amo për ta kryer këtë proces, ai duhet një herë në jetën e tij me marrë mësim prej dy liderëve politik, prej Hashim Thaçit dhe Ibrahim Rugovës. Ibrahim Rugova kurrë nuk e ka pyetu Kryesinë e LDK-s për marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në”, ka thënë Zeka për ATV.
Ai ka treguar se edhe Thaçi nuk i ka pyetur shumë bashkëpunëtoret.
“Hashim Thaçi me e pasë pyet Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së a me nënshkruar marëveshjen e Rambujesë, na sot ishim ner Serbi. Jo qe shtabi ka dashur që na me kanë ner Serbia, por ata nuk kanë marrë vesh, nuk iu ka punua GPS prej Komoranit”, ka thënë Zeka.