Zeka: Me e këshillu Kurti Escobarin është si me e mësu halla Vasë Ajnshtajnin për matematikë - NACIONALE

Zeka: Me e këshillu Kurti Escobarin është si me e mësu halla Vasë Ajnshtajnin për matematikë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Milaim Zekaj është tallur me deklaratën e kryeministri Albi Kurti, i cili ka thënë se Gabriel Escobar është dashur që gjatë vizitës në Beograd ta kërkojë njohjen e Kosovës prej Serbisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ironizuar duke thënë se Kurti është dashur të emërohet këshilltar i emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, tentimi i Kurti për ta këshilluar diplomatin amerikan është qesharak.

Lajmi i fundit. Albin Kurti “emrohet” këshilltar i emisarit amerikan, Escobar. Detyra e Kurtit eshte qe ta mesoje Escobarin se çka me fole ne Beograd. Kuku çfare mendesie bre?! Kjo eshte njesoje sikur Halla Vase qe i binte daulles me ja mesu matematiken Ajnshtajnit! Krejte ka rreshqite njeri…”, ka shkruar Zeka.

Lajme të ngjashme