Zeka lavdëron Ramën për Vlora Hysenin: Ajo në Kosovë është shkarkuar nga pipthat e Serbisë - NACIONALE

Zeka lavdëron Ramën për Vlora Hysenin: Ajo në Kosovë është shkarkuar nga pipthat e Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Milaim Zeka ka lavdëruar kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili sot ka propozuar për drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar Vlora Hysenin.

Kjo e fundit ishte emëruar zëvendës drejtoreshë e AKI-së, në 28 shkurt 2019, nga ish presidenti Hashim Thaçi, për të u shkarkuar në 30 qershor 2021, nga presidentja e tanishme Vjosa Osmani.

Në profilin e tij në “Facebook”, Zeka ka shkruar Hyseni është shkarkuar pa arsyeje nga pozita e saj në AKI.

Sipas Zekës, ajo është shkarkua sepse pipthave të Serbisë në Kosovë nuk iu ka pëlqyer.

Nga njerezit me te mire qe ka pasur AKI-ja, por u shkarkua sepse Serbise dhe pipthave te saje ne Kosove, nuk ju pelqente. Edi Rama ka bere veprimin me te duhur ne kete mandat”, ka shkruar Zeka.

Lajme të ngjashme