Zeka: Jam shumë i bindur që Adil Behramaj e din pse është bastisur
Bastisja e Gjykatës Speciale në banesën Adil Behramajt, ish-këshilltarit të presidentit Thaçi, tërhoqi sot vëmendjen e mbarë opinionit. Për këtë, njohësi politik, Milaim Zeka në “Politiko” ka thënë se ish-këshilltari i presidentit e kupton mirë se çfarë është bastisur.
“Njerëzit janë lloj-lloj, unë mbas bastisjes time bashkë me avokatin iu kam drejtu gazetarëve. Jam shumë i bindur që Adil Behramaj e din pse është bastis e din edhe avokati, unë e kam ditë kur janë ardh te unë se përse kanë ardh, me kanë ishin ardh te dikush tjetër. Tani i takon Adilit e avokatit me u përgjigj. EULEX-i s’ka shku te Adili pse ai ka vjedh naj laptop a diçka, por dihet se për çfarë kanë shku dhe s’përben kurrfarë sekreti me dal e me kallxu u bastisa për këtë për këtë.” - ka deklaruar Zeka.
Më tej, Zeka ka folur edhe për bastisjen e shtëpisë së tij nga EULEX-i, duke thënë se ajo ishte bërë edhe për arsye të ngjashme.
“EULEX-i është marrë me mu në të kaluarën dhe pothuajse edhe unë kam qenë për vepra të ngjashme i akuzuar nga EULEX-i si pengim drejtësisë e zbulim të identitet të dëshmitarëve dhe jam malltretuar në Gjykatë të EULEX-it për një dëshmitar që kisha tentu me intervistu pa e ditë që është dëshmitarë i mbrojtur, të cilin as se kisha intervistu as emrin s’ia kisha publiku, për këtë kam rreziku 8 vite burg.” - ka pohuar ai.