Zeka: Çështja e pezullimit të licensave të përmbaruesve mund të kthehet në një precedent të rrezikshëm
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka ngritur shqetësimin lidhur me çështjen e pezullimit të licencave ndaj përmbarueseve privat. Ai ka theksuar se ky veprim mund të shkaktojë një precedent të rrezikshëm dhe të dëmshëm.
Zeka ka theksuar se veprimet e Ministrisë së Drejtësisë përbëjnë ndërhyrje flagrante në pushtetet e tjera.
“Çështja e pezulltimit të lincsave të përmbaruesve mund të shndërrohet në një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm. D.m.th., institucionet publike njihen për vonesa në kryerjen e pagesave ndaj operatorëve që kryejnë punime ose ofrojnë produkte të caktuara ndaj këtyre institucioneve publike. Nëse një ndërmarrje publike që ka ushtru asfalltë në një komunë të caktuar e që kontrollohet prej pushtetit bën kërkesë për ezkekutimin e pagesës dhe Minisria e Drejtësisë e përdorë të njëjtin precedent për pezullim të licenes, atëherë pasiguria juridike në këtë vend cënohet deri në shkallën ku këtu më nuk bëhet biznes.” - tha ai.