Zeka: Adnan Dibrani dhe Aida Birinxhiku janë krenaria e gjithë shqiptarëve
Gazetari Milaim Zeka, i cili për kohë të gjatë ka jetuar dhe vepruar në Suedi, i është gëzuar lajmit për zgjedhjen e dy shqiptarëve deputetë në parlamentin suedez.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Adnan Dibrani dhe Aida Birinxhiku janë krenaria e shqiptarëve.
“Adnan Dibrani dhe Aida Birinxhiku ne Parlamentin e Suedise. Te dyte jane krenaria e gjithe shqiptareve. Adnani fiton mandatin e katert. Aida, te parin. Aida eshte vetem 23 vjeç. Gjyshi i saje, Sahit Birinxhiku, vjen nga Çubreli. Babai i Aides, Arsimi, eshte nje mjek i shquar ne Suedi!!! Harrova me tregu qe Aida eshte mbese e Obrise”, ka shkruar ai.