Zëdhënësi që foli shumë rrallë, bëhet zëvendësministër - NACIONALE

Zëdhënësi që foli shumë rrallë, bëhet zëvendësministër

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Përparim Kryeziu në pozitën e zëvendësministrit të parë të Arsimit dhe Shkencës.

Kryeziu, i cili gjatë mandatit të kaluar ka shërbyer si zëdhënës i Qeverisë, por që jashtëzakonisht rrallë ka mbajtur konferenca ose i është drejtuar mediave, merr kështu një detyrë të re në kabinetin qeveritar.

Me këtë rast, kryeministri Kurti e uroi për përgjegjësinë e re dhe i dëshiroi suksese në ushtrimin e detyrës.

Lajme të ngjashme