Zëdhënësi i VV-së: U dëshpëruan që Kurti përsëri nuk mori asnjë cent nga paraja publike në Greqi
Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje ka shkruar rreth mëditjeve të kryeministrit Kurti në udhëtimin e tij në Greqi.
Sipas Manxhukës edhe kësaj here, njerëzit janë dëshpëruar që kanë menduar se Kurti ka marë meditje në udhëtimet e tij në SHBA dhe Greqi.
“Njëjtë e hapën çështjen se sa para mëditje do t’i merr Kurti sapo të kthehet nga ShBA-të, doli që asnjë. Njëjtë po e hapin çështjen e luksit të Kurtit me paratë publike, u dëshpruan sërish, asnjë cent nga buxheti i shtetit”, ka shkruar Manxhuka.