Zëdhënësi i VV-së me postim të çuditshëm para takimit në Ohër: Albin Kurti. - NACIONALE

Zëdhënësi i VV-së me postim të çuditshëm para takimit në Ohër: Albin Kurti.

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka dalë me një postim të çuditshëm një ditë para takimit në Ohër.

Ai shkurt në postimin e tij në Facebook ka shkruar emrin e liderit të kësaj partie dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Me gjasë, Manxhuka në këtë formë ka shprehur mbështetjen e tij para takimit të nesër, i cili konsiderohet të jetë shumë i rëndësishëm.

Kujtojmë se nesër kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq pritet të takohen në Ohër nga ora 10:00.

Palët do të diskutojnë për planin e zbatimit të propozimit evropian për të cilin veç se janë pajtuar

Lajme të ngjashme