Zëdhënësi i VV-së mbron Kurtin, i kundërpërgjigjet analistit Shkëlzen Gashi - NACIONALE

Zëdhënësi i VV-së mbron Kurtin, i kundërpërgjigjet analistit Shkëlzen Gashi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Publicisti Shkëlzen Gashi, përmes një statusi në Facebook, ka krahasuar aktivitetin në rrjetin shoqëror të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ai duke i analizuar 7 postimet e fundit në Facebook të krerëve të shteteve, Kurti dhe Rama, mëton të ofrojë një pasqyrë të punës së të dyve.

Derisa të gjitha nga 7 postimet e fundit të Ramës, janë njoftime për projekte shume të rëndësishme të përfunduara. Aktiviteti i Albin Kurtit dominohet nga postime që nuk janë paraqitje e ndofarë projekti të përfunduar, e as ndonjë arritjeje.

Mirëpo, për këtë çështje ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili shkruan se projektet e mëdha Kurti i ka përmendur në një status të para gjashtë ditëve

“Postimi i 4-te kur numeron nga i fundit ne profilin e Kryeministrit Kurti me dy investime gjigande. Miratimi ne Qeveri per projektin e jashtezakonshem hekurudhor Durres- Prishtine. Miratimi i vendimit per 236 milione euro ne investimin me te madh ne energjetike ne Kosoven e pasluftes”, ka shkruar Manxhuka.