Zëdhënësi i VV-së konfirmon lajmin e Nacionales, tregon natyrën e ankesave që kanë dorëzuar në PZAP - NACIONALE

Zëdhënësi i VV-së konfirmon lajmin e Nacionales, tregon natyrën e ankesave që kanë dorëzuar në PZAP

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka konfirmuar lajmin e Nacionales se kjo parti ka dorëzuar në PZAP tri ankesa.

Ai ka treguar natyrën e këtyre e këtyre ankesave.

Sipas tij, ankesat kanë të bëjnë me votat me postë.

"Po, kemi dërgu ankesë në PZAP për votimin me postë. Dy ankesa, një për manipulimin e votave të LDK-së e tjetra për përfshirjen e të gjithë votave të pavlefshme sipas vendimit të parë të PZAP", ka thënë ai, raporton Koha.

Gazeta Nacionale ka raportuar se shqyrtimi i këtyre ankesave mund të vonojë shpalljen përfundimtare të rezultateve zgjedhore edhe për një javë.

Lajme të ngjashme