Zëdhënësi i VV-së i reagon Bajramit të LDK-së, i poston dy fotografi dhe e përmend Qeverinë Mustafa - NACIONALE

Zëdhënësi i VV-së i reagon Bajramit të LDK-së, i poston dy fotografi dhe e përmend Qeverinë Mustafa

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, në të cilin i është kundërpërgjigjur Hykmete Bajramit, deputete e LDK-së, në lidhje me shuarjen e Komercijalna Bank – Dega në Mitrovicë.

Në shkrimin e tij, Manxhuka ka shpërndarë dy fotografi, duke tentuar të tregojë ndryshimet në qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti dhe kohës së qeverisë së ish-kryeministrit Isa Mustafa.

“Kështu dukej një komunikatë e BQK-së në kohën e Qeverisë Mustafa në kabinetin e së cilës qeveri ishte edhe Hykmete Bajrami si ministre.

“Ndërsa në veri të Mitrovicës , ndërmarrja e veprimeve ka qenë e pamundur për shkak të rezistencës dhe pengimit që i është bërë personave zyrtarë, nga ana e stafit të “ Jugobankës” dhe turma e grumbulluar e njerëzve”, thuhej ndër të tjera me 2015.

Për dallimin e qartë 2015 vs 2024 shihni dy fotografitë më poshtë.” – shkroi Manxhuka.

Lajme të ngjashme