Kryeziu: Ndalohet i gjithë ndriçimi që s'është i domosdoshëm - NACIONALE

Kryeziu: Ndalohet i gjithë ndriçimi që s'është i domosdoshëm

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për kursimin energjisë elektrike. Masa të cilat vlejnë në sektorin publik, mirëpo janë paralajmëruar së shpejti edhe masat në sektorin privat.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka folur për gazetën Nacionale rreth këtyre masave.

“Sipas vendimit të sotëm, ndalohet i gjithë ndriçimi i cili nuk është i domosdoshëm për sigurinë fizike të objektit apo monumentit. Pra ndalohet ndriçimi dekorative. Kjo nuk do të thotë që me këtë vendim në monumentet historike lapidaret dhe muzetë do të mungojë tërësisht ndriçimi”, tha Kryeziu për Nacionalen.

Ndërkohë disa prej masave janë prezantuar sot edhe nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ku disa prej masave janë: Të zëvendësohen llambat standard me llamba led në të gjitha institucionet.

Lajme të ngjashme