Zëdhënësi i Qeverisë Kurti i përgjigjet Listës Serbe: Koha e banditëve ka ikur
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka shkruar një postim, në të cilin i është përgjigjur Listës Serbe në lidhje me referendumin e mbajtur në katër komunat në veri.
Sipas tij, reagimi i Listës Serbe vjen për shkak të humbjes së mjeteve të tyre për të bërë presion ndaj serbëve.
“Deklarata e Listës Serbe në fakt është një reagim ndaj humbjes së mjeteve të tyre për të bërë presion dhe frikësim ndaj bashkëqytetarëve tanë” – shkroi ai.
The Serbian List's statement is in fact a reaction to their losing their means to pressure & intimidate our fellow citizens.
— Perparim Kryeziu (@KryeziuPerparim) April 27, 2024
First of all, there are surveillance cameras in public places managed by the Kosova Police in every city. They are lawful and in service of public safety.
Tutje, Kryeziu ka përmendur edhe dy organizatat serbe, që Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, i shpalli si terroriste.
“Koha e banditëve dhe mashtruesve të kthyer në terroristë të "Brigadës së Veriut" dhe "Mbrojtjes Civile" ka ikur. Të gjithë duhet të mësohen me shtetin ligjor në një republikë demokratike” – shtoi ai.