Zëdhënësi i Qeverisë arsyeton Kurtin: Shpenzimet e Kurtit i paguhen nga organizatorët - NACIONALE

Zëdhënësi i Qeverisë arsyeton Kurtin: Shpenzimet e Kurtit i paguhen nga organizatorët

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Përparim Kryeziu, zëdhënës i qeverisë ka shkruar rreth qëndrimit të kryeministrit Kurti në Greqi.

Kryeziu ka arsyetuar qëndrimin e gjatë të kryeministrit, duke thënë se të gjitha shpenzimet e akomodimit mbulohen nga organizatori.

“Sivjet është viti i pestë me radhë që kryeministri Kurti merr pjesë në Simpoziumin Symi, ku të pranishëm janë politikanë progresistë e akademikë të shquar nga mbarë bota. Sikur herave të kaluara edhe këtë vit shpenzimet e akomodimit mbulohen nga organizatori”, ka shkruar Kryeziu.

Por Kryeziu nuk ka treguar se ku ka qëndruar Kurti prej datës 7 e deri më datën 10 korrik. Më datën 7 përfundoi Tryeza e The Economist ndërsa më datën 10 nisi Simpiziumi i Symit.

Lajme të ngjashme